image Real Madrid me ofertë joshëse për Skriniar

Futboll

Futboll/ Real Madrid me ofertë joshëse për Skriniar

news image

Real Madrid kërkon me çdo kusht një mbrojtës të ri për sezonin e ardhshëm. Duke parë moshën e madhe të Sergio Ramos drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna.

Madrilenët kanë kthyer sytë nga Serie A dhe interesohen sërish për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar. Reali provoi edhe sezonin e kaluar të transferonte mbrojtësin sllovak, por përgjigja e zikaltërve ishte negative.

Tashmë klubi spanjoll ka bërë një tjetër ofertë që mund të tundojë Interin pasi ka ofruar 10 milionë euro dhe kartonin e James Rodriguez që vlersohët rreth 40 milionë euro. Në këtë mënyrë Real Madrid I afrohet kërkesës së Interit që e vlerëson lojtarin rreth 50 milionë euro.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e Marotas dhe Contes që tani një mesfushë të mbipopulluar duke parë edhe ardhjen e Eriksen.