image "Real Madrid luajti keq kundër Chelsea dhe PSG, Ancelotti ishte me të vërtetë me fat"

Futboll

“Real Madrid luajti keq kundër Chelsea dhe PSG, Ancelotti ishte me të vërtetë me fat”

news image

Carlo Ancelotti ishte me fat që kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, thotë një ish-lojtar i Real Madrid që luajti mes 2006-08, transmeton Sinjali Sport.

Ish-sulmuesi i Italisë, Antonio Cassano thotë se Carlo Ancelotti ishte me fat kundër PSG-së dhe Chelsea-t dhe nuk mund të kujtojë një lojtar që u zhvillua nën taktikën e italianit.

Ancelotti është i vetmi trajner që është kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në katër dekada të ndryshme dhe mban rekordin për më shumë fitore në kompeticion si trajner: tre, njësoj si ish-trajneri i Liverpool-it, Bob Paisley dhe Zinedine Zidane, i cili ishte asistent i Ancelottit në Real Madrid në vitin 2014.

Madrilenët mundën PSG-në dhe Chelsean në fazën e eliminimit të Champions League, duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të përballen me Manchester Cityn e Pep Guardiolës.

Ish-ylli i Serie A, Antonio Cassano nuk u impresionua nga paraqitjet e ‘Merengues’ në Evropë dhe ka kritikuar Ancelottin.

“Real Madrid luajti keq kundër Chelsea dhe PSG, ai [Ancelotti] ishte me të vërtetë, me të vërtetë me fat. Por fati do të marrë fund herët a vonë”, tha ish-sulmuesi për Bobo TV në Twitch.

“Real Madridi nuk luan mirë në La Liga, Barcelona pati një fillim të keq, por tani është një histori tjetër. Ancelotti i bën lojtarët të ndihen mirë, por nuk më kujtohet dikush që u zhvillua nën drejtimin e tij”.

Cassano luajti për një vit e gjysmë te Real Madrid, por shënoi vetëm katër gola në 29 paraqitje përpara se të kthehej në Itali, duke nënshkruar me Sampdoria.

Ish-sulmuesi i Italisë doli në pension në vitin 2017 pasi fitoi vetëm katër trofe në karrierën e tij: dy Superkupa italiane, një Scudetto dhe një titull të La Ligës. Ai u shpall lojtari më i mirë i ri i vitit në 2001 dhe 2003.

/GazetaSinjaliSport/