image Real Madrid interesohet për talentin brazilian

Futboll

Real Madrid interesohet për talentin brazilian

news image

Real Madrid synon blerjen e talentit brazilian, Luiz Henrique.

Real Madridi po planifikon një lëvizje për yllin e Fluminense, Luiz Henrique, raporton AS, përcjell Sinjali Sport.

Gjigantët spanjollë janë në kërkim të një anësori premtues për të nënshkruar dhe shohin 20-vjeçarin si një kandidat ideal, por ai do t’i bashkohet skuadrës Castilla në vend të ekipit të parë.

Los Blancos njihen si skuadër që blejnë futbollist të rinj nga Brazili, ku tani në ekip të parë janë Vinicius Jr e Rodrygo. /Gazeta Sinjali Sporti/