image Real Madrid i rikthehen fitoreve me super golin e Carvajal

Futboll

Real Madrid i rikthehen fitoreve me super golin e Carvajal

news image

Ka përfunduar ballafaqimi  mes Real Betis dhe Real Madrid, e vlefshme për xhiron e tretë të Laligas, shkruan Sinjali Sport.

Los Blancos iu rikthyen fitoreve, pasi triumfuan në udhëtim ndaj Betsit me rezultat të ngushtë 0-1.

Heroi i mbretërve ishte mbrojtësi i krahut Dani Carvajal, i cili realizoi një gol të bukur me volle, nga asistimi i Karim Benzemas.

Madrilenët iu rikthyen fitoreve pas barazimit në javën e kaluar ndaj Levantes, ndërsa për Betisin kjo ishte humbja e parë pas dy barazimeve. /Gazeta Sinjali Sporti/