image Real Madrid gjen zëvendësuesin e Marcelos

Futboll

Real Madrid gjen zëvendësuesin e Marcelos

news image

Kontrata e Marcelos me Real Madrid skadon në qershorin e ardhshëm dhe me shumë mundësi palët nuk do të rinovojnë së bashku.

“Los Blancos” ka hedhur sytë në Gjermani dhe ka spikatur të duhurin për të mbuluar atë rol.

Bëhet fjalë për mbrojtësin spanjoll, Angelino i RasenBallsport Leipzig.

Por problemi i vetëm është kostoja e lartë që ai ka, gjë e cila shtyu dhe Interin të transferonte Gosens, pasi dhe zikaltërit ishin të interesuar për të. /Gazeta Sinjali Sporti/