image Real Madrid-Galatasaray, formacionet e mundshme

Futboll

Futboll/ Real Madrid-Galatasaray, formacionet e mundshme

news image

Sot do të zhvillohet një super derbi në kuadër të grupit A për Ligën e Kampionëve mes Real Madridit dhe Galatasaray.

“Los Blancos”, kërkojnë tri pikësh me shpresën për të gjetur formën me të mirë të mundshme dhe të kenë me të lehtë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Nga ana tjetër gjiganti turk kërkon hakmarrjen, pasi klubi spanjoll para dy jave e ka mposhtur si mysafirë me rezultat minimal 0-1, transmeton KosovaPress.

Te Reali pritet të mungojë Gareth Bale, i cili mungon për shkak të lëndimit, ndërsa te Galatasaray pritet të jenë të gjithë lojtarët me të mirë në formacionin e parë.

Real Madrid(4-3-3): Courtois, Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo, Valverde, Casemiro, Kroos, Rodrygo, Benzema, Bale.

Galatasaray(4-3-3): Muslera, Mariano, Luyindama, Marcao, Nagatomo, Seri, N’Zonzi, Bayram, Belhanda, Andone, Babel.

Kujtojmë që ndeshja zhvillohet në “Santiago Bernabeu” dhe fillon në ora 21:00./Gazeta Sinjali/