image Real Madrid e shpartallon Mallorcan, Asensio me hat-trick e Benzema përfshihet në 4 gola

Futboll

Real Madrid e shpartallon Mallorcan, Asensio me hat-trick e Benzema përfshihet në 4 gola

news image

Real Madrid e ka deklasuar Mallorcan në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në elitën e futbollit spanjoll, shkruan Sinjali Sport.

Los Blancos e shkatërruan skuadrën e promovuar këtë sezon me rezultat 6-1.

Në “Santiago Bernabeun” e ri galaktikët nuk dinin si të ndalen për të dhuruar “show” para tifozëve.

Yjet e mbrëmjes ishin Marco Asensio dhe i zakonshmi Karim Benzema.

Mesfushori spanjoll shënoi hat-trickun e parë në karrierë dhe pikërisht ndaj ish skuadrës.

Francezi në tjetrën anë vazhdoi atë që e kishte bërë tërë sezonin, shënoi dy herë dhe asistoi dy herë.

Për golin tjetër u përkujdes Isco, pas asistimit të Vinicius Jr.

Me këtë fitore mbretërit shpejt kthehen në krye me 16 pikë, dy më shumë se Atletico, derisa mysafirët mbesin me  tetë pikë në pozitën e dhjetë. /Gazeta Sinjali Sporti/