image Real Madrid e nis vitin 2022 me disfatë

Futboll

Real Madrid e nis vitin 2022 me disfatë

news image

Real Madridi e ka nisur keq vitin 2022, duke u mposhtur në udhëtim nga Getafe me rezultat minimal 1:0.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e nëntë nga Enes Unal.

Aty gaboi rëndë Eder Militao, duke u bërë kështu figura tragjike e kësaj ndeshjeje.

Më pas, për mbi 80 minuta ndeshja nuk prodhoi gola.

Real Madridi pati iniciativë të plotë, por nuk arriti assesi të paktën të shënonin golin e barazimit.

Kështu, Real Madridi njoftohet me humbjen e dytë sezonale dhe mbetet në kuotën e 46 pikëve në vendin e parë.

Në anën tjetër, kjo fitore e ngrit Getafen në kuotën e 18 pikëve në vendin e 16-të.  /Gazeta Sinjali Sporti/