Reali i Madridi përgatit lamtumirën e Sergio Ramosit, pas 16 vitesh, transmeton Sinjali Sport.
Pavarësisht diskutimeve të gjata mes palëve për rinovimin e kontratës, e cila i skadon më 30 qershor, akordi nuk është arritur me Ramos që ka refuzuar ofertat e deritanishme të Los Blancos.
Kapiteni nuk është dakort me kushtet që i ofron Reali dhe në orët e ardhshme pritet të komunikohet edhe largimi përfundimtar i 35-vjeçarit nga madrilenët.
Sipas raportimeve që vinë nga mediat spanjolle, Reali po i përgatit një lamtumirë të ngrohtë me Ramos që do të largohet si një legjendë. Gjatë 16 sezoneve që ka qenë pjesë e klubit madrilen, Sergio Ramos ka fituar 22 trofe me Los Blancos.
Ramos gjithsesi do të presë deri në momentet e fundit një ofertë të përmirësuar ekonomikisht nga Reali, por gjasat janë që ajo nuk do të vijë dhe mbrojtësi duhet të mendojë një destinacion të ri për të vijuar karrierën. /Gazeta Sinjali Sporti/