Real Madridi ka vendosur që ta shesin lojtarin e tyre, Isco Alarcon.
Kontrata e lojtarit i përfundon në vitin 2022 dhe “madrilenët”, nuk dëshirojnë që mesfushori të largohet falas vitin e ardhshëm.
Sipas “Mundo Deportivo”, “Los Blancos”, po mendojnë të fitojnë mes 20 dhe
25 milionë euro për shitjen e lojtarit.
Sic raportohet, janë disa ekipe si: Arsenali, Sevilla, që janë të interesuar për 29-vjeçarin.
Megjithatë, ende nuk ka oferta konkrete për lojtarin spanjoll. Isco është pjesë i Real Madridit që nga viti 2013, ku i ka fituar të gjitha titujt e mundshëm. /Gazeta Sinjali Sporti/