image Real Madrid blindon Viniciusin, i vendos klauzolë të lartë

Futboll

Real Madrid blindon Viniciusin, i vendos klauzolë të lartë

news image

Real Madrid është duke tentuar t’i vendos klauzolë lirimi me vlerë 1 miliardë në kontratën e re të sulmuesit Vinicius Junior.

Braziliani është në bisedime me gjigantin spanjoll për rinovimin e kontratës, pas një super fillimi këtë sezon.

21-vjeçari ka shënuar nëntë herë në 16 paraqitje në La Liga këtë sezon, derisa ka pasur lëvdata të vazhdueshme nga trajneri Carlo Ancelotti.

Vinicius ka kontratë me Realin deri në vitin 2025, me klauzolë lirimi me vlerë 700 milionë euro, por negociatat janë që të përmirësohet marrëveshja.

Sipas Diario AS, Vinicius është gati të nënshkruajë kontratë afatgjatë në fund të sezonit, që do e ‘blindojë’ në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2028.

Pos kësaj, me marrëveshjen e re, braziliani do këtë pagë prej 8 milionë euro për sezon plus bonuset. /Gazeta Sinjali Sporti/