image Real Madrid bindshëm e mposhtë Sheriffin, kualifikohet për rrethin tjetër

Futboll

Real Madrid bindshëm e mposhtë Sheriffin, kualifikohet për rrethin tjetër

news image

Real Madrid është kualifikuar sot për në rrethin e 1/16-ës në Champions League, transmeton Sinjali Sport.

Los Blancos fituan në udhëtim ndaj Sheriff Tiraspolit me rezultat bindës 0-3.

Mbretërit realizuan tre super gola, ku secili ishte më i mirë se tjetri, me Alaban që ia nisi nga gjuajtja e lirë, pastaj Kroos me goditje të saktë dhe Benzema e mbylli me gol të bukur.

Galaktikët kryesojnë në grupin D me 12 pikë, kurse vendasit me gjashtë pikë janë në pozitën e tretë. /Gazeta Sinjali Sporti/