Athletic Bilbao e ka eliminuar Atletico Madridin sonte në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Super Kupës së Francës. Kjo do të thotë se në finale të dielën do të luajnë Real Madrid – Athletic Bilbao. Unai Simon (62 autogol) i dha avantazh Atletico Madridit. Për Bilbao përmbysi me anë të Alvarez (77) dhe Nico Williams (81)
Kampioni i Spanjës është eliminuar në gjysmëfinale të SuperKupës së Spanjës nga Athletic Club. Kjo do të thotë se klubi bask do të luajë në finale kundër Real Madridit që mbrëmë e mposhti Barcelonën me rezultat 2-3.
Joao Felix shënoi gol me të filluar kjo ndeshje në minutën e parë, por ai u anulua pasi që sulmuesi portugez ishte thellë në pozitë jashtëloje.
Por, Bilbao rrezikoi seriozisht portën e Atleticos me anë të Williams në minutën e 10.
Pas këtij rasti, nuk pati ndonjë gjë për t’u shënuar në pjesën e parë me dy skuadrat që shkuan në pushim të pjesëlojëve me rezultat 0-0.
Atletico Madrid prapë e filloi më mirë ndeshjen duke rrezikuar përsëri me Joao Felix. Ai godit shtyllën pas një goditje me kokë në minutën e 62-të.
Kjo bëri që nga shtylla topi të kthehet në shpinën e Unai Simon i cili shënoi autogol.
Bilbao ka mundur të kthehet menjëherë në lojë pasi që Inigo Martinez bëri një goditje me kokë por Oblak priti.
Williams do të rrezikonte për gol në minutën e 75 për të rrezikuar portën e Oblak por ai prapë priti. Por, kështu nuk do të ishte në minutën e 77 ku Iker Munian nga goditja nga këndi krosoi për Alvarez që do të barazonte rezultatin me një gol të bukur me kokë.
Bilbao do të vazhdonte lojën e mirë dhe do të shënonte golin e radhës në minutën e 81-të që do ua jepte golin e fitores atyre.
Atletico u mundua që të kthehet në lojë, por pa sukses derisa në minutën e katër shtesë të takimit me karton të kuq do të ndëshkohej Jose Maria Gimenez.
Të dielën në Arabi Saudite do të zhvillohet finalja e super kupës së Spanjës Real Madrid-Athletic Bilbao./Gazeta Sinjali Sporti/