image Reali i "hakmerret" Alcoyanos për eliminimin vitin e kaluar nga Kupa, kualifikohet në rrethin e 1/8-ës

Futboll

Reali i “hakmerret” Alcoyanos për eliminimin vitin e kaluar nga Kupa, kualifikohet në rrethin e 1/8-ës

news image

Real Madrid ishte mysafir i CD Alcoyano, në kuadër të raundit të 16-të në Kupën e Mbretit.

Mbretërit fituan me lehtësi ndaj ekipit nga liga e tretë, me rezultat 1-3, raporton Sinjali Sport.

Militao, Asensio dhe Isco i shënuan golat e fitores për mysafirët, kurse Vega e realizoi golin e nderit.

“Los Blancos” arritën t’i ‘hakmerren’, pasi kjo skuadër i eliminoi nga kjo garë në edicionin e kaluar duke i befasuar të gjithë.

Galaktikët tashmë janë në rrethin e 1/8-ës dhe iu duhet të presin për kundërshtarët /Gazeta Sinjali Sporti/