image Reagon Vitia pas vdekjes së gruas shtatzënë nga Covid-19

Kosovë

Shkrimi/ Reagon Vitia pas vdekjes së gruas shtatzënë nga Covid-19

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ai dhe i gjithë stafi mjekësor ndjejnë dhimbje të madhe për humbjen e viktimës së 16-të nga koronavirusi.

“Marrim pjesë në këtë dhimbje të dyfishtë të familjes e miqve!
Nuk ka fjalë ajo çfarë ndjejmë ne dhe gjithë stafi mjekësor që e asistoi gjatë tërë këtyre ditëve të vështira. Të nderuar qytetarë, na duhet forcë e disiplinë për të shmangur dhembje të tjera”, ka shkruar ai.

Vitia ka kërkuar nga qytetarët gjithashtu që të mos shpërqendrohen nga beta kundër këtij virusi. Të vazhdojnë t’i zbatojnë rregullat dhe të shpëtohen jetë./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/arben.vitia.3/posts/3374128505950182