image Reagon Vetëvendosje për uljen e papunësisë: Për një muaj e pak u regjistruan mbi 10 mijë e 500 punëtorë - Sinjali

Politikë/ Reagon Vetëvendosje për uljen e papunësisë: Për një muaj e pak u regjistruan mbi 10 mijë e 500 punëtorë

news image

Lëvizja Vetëvendosje sqaron se mbi 10 mijë punëtorë janë shtuar në regjistrin shtetëror, e këtë e ka ndihmuar Pakoja Emergjente, e cila ka shtyrë kompanitë të kenë të regjistrojnë punëtorët, për të përfitur nga ndihma e shtetit.

Derisa ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, mori reagime pas një postimi të tij, në të cilin thuhej se në Kosovë është ulur papunësia si kurrë më parë në 20 vjetët e fundit, LVV e sqaron pak më ndryshe cështjen e punësimeve.

Në një postim në faqe të LVV-së thuhet se mbi 10 mijë punëtorë që nuk kanë qenë më parë në regjistrin shtetëror, tash janë regjistruar nga kompanitë, për shkak të përfitimit nga Pakoja Emergjente e hartuar nga Qeveria, për ndihmë në kohën e pandemisë.

“Për një muaj e pak ditë, u regjistruan 10.597 punëtorë të cilët nuk figuronin më parë në regjistrin shtetëror. Ky numër mund të rritet në ditët e ardhshme, pasi përmes regjistrimit bizneset dhe punëtorët përfitojnë nga masat e pakos emergjente që qeveria ka miratuar për t’i bërë ballë pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes./ Gazeta Sinjali/

Për një muaj e pak ditë, u regjistruan 10.597 punëtorë të cilët nuk figuronin më parë në regjistrin shtetëror. Ky numër…

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Donnerstag, 7. Mai 2020

Shpërndaje artikullin