image Reagon Vetëvendosje për “dyert e mbyllura” të SHBA-së ndaj Albin Kurtit

Kosovë

Takimet/ Reagon Vetëvendosje për “dyert e mbyllura” të SHBA-së ndaj Albin Kurtit

news image

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka reaguar duke shpërndarë takimin e Kurtit me diplomatin amerikan, Philip Reeker.

Manxhuka me postimin e Kurtit të shpërndarë ka shkruar “S’qenkan mbyllur dyert siç deklarohej dje’’

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se kryeministri Albin Kurti nuk është takuar me asnjë nga diplomatët e SHBA-ve.

Ndërkaq, kujtojmë që Kurti nga Mynihu e pranoi që në agjendë nuk kishte takim me ambasadorin e SHBA-ve në Berlin, Richard Grenell, ku Emisari i presidentit Trump, u takua me zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti./ Gazeta Sinjali/