image Reagon Vetëvendosje pas përfshirjes në një zënkë të Xhelal Sveçlës - Sinjali

Deklaratë/ Reagon Vetëvendosje pas përfshirjes në një zënkë të Xhelal Sveçlës

news image

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka shkruar se “një aktivist duhet të reagoj teksa para syve rrahet një i mitur dhe jo të luaj zyrtarin i cili hesht”.

“Aktivisti eshte zeri i artikuluar dhe i organizuar i popullit. Aktivisti i VV-se nuk e luan zyrtarin i cili hesht teksa para syve te tij rrahet i mituri i varfer qe siguron kafshaten e gojës”, ka shkruar Manxhuka.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka reaguar pas përfshirjes në një zënkë të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, në një nga kafenetë e Prishtinës.

Për Gazetën Sinjali, Manxhuka ka konfirmuar që Sveçla nuk është sulmuar, por ka ndërhyrë ndërmjet një të mituri dhe të rrituri./ Gazeta Sinjali/

Aktivisti i VV-se eshte aktivist kudo. Ne mbrojtje te Republikes, ne mbrojtje te te varferve, te shtypurve. Aktivisti…

Gepostet von Arlind Manxhuka am Donnerstag, 27. Februar 2020

Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: