Klubi i Basketbollit Vëllaznimi ka reaguar në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje në përballjen ndaj Prishtinës.
Klubi gjakovar thotë se disa familjarë nga Gjakova janë sulmuar nga tifogrupi “Plisat”.
Ata kanë thënë se këto veprime nuk i kontribuojnë askujt.
“KB Vëllaznimi shpreh shqetësimin për ngjarjet e pakëndshme dje, ku disa qytetarë, kryesisht familjarë nga Gjakova janë sulmuar nga tifogrupi “Plisat”. Por, nga sulmi pësuan edhe qytetarë të Prishtinës që ishin të revoltuar se duhet të lironin sallën”, thuhet në reagim.
“Kurse, pas hedhjeve të mjeteve piroteknike ndeshja është ndërprerë. Këto veprime nuk i shërbejnë askujt, e aq më pak basketbollit. Nuk duhet që disa persona të papërgjegjëm t’ia humbin bukurinë këtij sporti”.
“Ata qytetarë që u detyruan të dalin nga salla edhe pse kishin paguar biletën, duhet të jenë shqetsimi jonë më i madh”.
“Basketbolli luhet për shikues, dhe pa mbështetjen e tyre edhe angazhimi i jonë nuk ka kuptim”.