image Reagon Torcida: Ne nuk sulmojmë lojtarë – po akuzohemi padrejtësisht

Basketboll

Reagon Torcida: Ne nuk sulmojmë lojtarë – po akuzohemi padrejtësisht

news image

Autobusi i Sigal Prishtinës është sulmuar sot rreth orës 19:10, pak para se të fillonte ndeshja ndaj Pejës në “Final8” të Kupës së Kosovës në basketboll.

Raportohej se tifozeria nga Mitrovica, “Torcida” ka sulmuar autobusin pasi ata ndodheshin në Pejë për ndeshjen e klubit të tyre ndaj Rahovecit, por tani tifozeria ka demantuar një gjë të tillë.

Ja njoftimi i tifogrupit “Torcida” (pa ndërhyrje):

“Me rastin e organizimit të Final 8 Kupa e Kosovës në basketboll 2021/2022 në qytetin e Pejës tifogrupi ynë ishte prezent pranë klubit të zemrës në ndeshjen qerekfinales mes Trepçës dhe kb.Rahoveci,
Pas ndeshjes jashtë palestrës në pjesën e kundërt nga ka pas daljen tifogrupi ynë paska ndodhur një incident , më saktësisht është sulmuar autobusi i ekipit Sigal Prishtina me mjete të forta,ku edhe akuzohemi padrejtsisht nga mediat vendore kinse TORCIDA është akter në këtë sulm.
Tifogrupi ynë bën me dije që distancohet nga ky incident pasi që ne kemi dal nga palestra menjëher policia ka urdhëruar të nisemi për Mitrovicë,
Për dallim nga disa pseudo tifogrupe ne nuk sulmojm lojtarë,po harroni që TREPÇËS ju kanë sulmuar lojtarët në parket në Pallatin e Rinis në prishtinë,
Në materialet që po qarkullojn nëpër media nuk paraqet implikimin e asnjërit anëtar të tifogrupit TORCIDA ,
Torcida – Mitrovicë 09.02.2022”, shkruhet në njoftim.

/Gazeta Sinjali Sporti/