Gjatë ditës së sotme iu është dhënë lamtumira e fundit 18-vjeçares që u vra në mënyrë tragjike nga dy persona në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Reagime për këtë rast tragjik pati shumë, nga qytetarët dhe figurat publike. Në mesin e artistave që reaguan për këtë rast tronditës është edhe reperja Tayna.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Tayna ka reaguar ashpër, duke vënë fokusin tek familjet me mesazhin që është në rregull të ndahen nga partneri dhe të kenë derën e hapur vajzat edhe nëse gabojnë.
‘’Ju lutem mësojuni çikave që ndarja është ok!
Me u kthy në shpitë vet është ok!
Nuk është marre me të dështu lidhja/martesa!
Mësojuni që ai që të rreh NUK TË DON!
Mësojuni lirinë!
Çikës lejani derën çelë e krahët hapur’’. /GazetaSinjali/