image Reagon Sindikata e Policisë, kërkon veprime ligjore ndaj Molliqajt

Siguri

Reagon Sindikata e Policisë, kërkon veprime ligjore ndaj Molliqajt

news image

Gjatë protestës së sotme të PSD-së, është parë kreu i kësaj partie Dardan Molliqaj duke goditur me shuplakë një zyrtar policor.

Pas pamjeve të publikuara në media, ka pasur reagime të shumta, e ku ka reaguar edhe Sindikata e Policisë.

Kjo sindikatë ka kërkuar që të hetohen të gjithë personat që kanë sulmuar zyrtarët policorë gjatë kësaj proteste.

“Sindikata e Policisë konsideron se sulmi i ushtruar ndaj Policisë është sulm ndaj shtetit të Kosovës, prandaj Prokuroria dhe Gjykata duhet të reagojnë menjëherë duke respektuar parimin ligjor “askush mbi ligjin”. Sindikata e Policisë do të monitorojë të gjitha reagimet e organeve të drejtësisë dhe do të qëndroj në ballë të mbrojtjes së Zyrtarëve Policorë në çdo rrethanë dhe moment që ndodh padrejtësi ndaj tyre”, thuhet në reagimin e tyre. /GazetaSinjali/