image Reagon Shpend Ahmeti pasi Hoti paralajmëroi mbyllje totale të vendit

Kosovë

Reagon Shpend Ahmeti pasi Hoti paralajmëroi mbyllje totale të vendit

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit së Kosovës, Avdullah Hoti, i cili paralajmëroi mbyllje totale të vendit pas shtimit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit.

I pari i Prishtinës ka shkruar në rrjetin e tij social Twitter, duke thënë se po shkohet prej ekstremit në ekstrem.

“Prej ekstremit në ekstrem! Hoti paralajmëron mbyllje totale”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Avdullah Hoti në një intervistë për REL tha se jemi të detyruar të shkojmë drejt masave ekstreme, duke përfshirë edhe mbylljen totale.

“Duhet thënë që për vite të tëra nuk ka pasur rritje të kapaciteteve në spitale dhe pavarësisht përgatitjeve që i kemi bërë me rritje të kapaciteteve për testim ta zëmë, ose me përfshirjen e spitaleve nëpër regjione dhe Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, edhe me rritjen e të punësuarve në institucionet shëndetësore, prapë është e pamundur që të përballojmë situatën. Prandaj, jemi të detyruar të shkojmë drejt masave ekstreme, përfshirë edhe mbylljen totale”, u shpreh ai. /Gazeta Sinjali/