Suedia është shpallur fituese e Eurovision 2023. Loreen, e cila u rikthye në kompeticionin muzikor pas 11 vitesh, ka shkëlqyer sërish duke rrëmbyer çmimin e madh me “Tatto”.
Një reagim për fitoren e artistes suedeze e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, e cila vitin e kaluar prezantoi Shqipërinë në Eurovision.
“Urime për trofeun tënd të dytë Loreen”, ka shkruar ajo në një postim të shpërndarë në InstaStory.
Hajati vitin e kaluar u prezantua me “Sekret”, këngë kjo që nuk arriti të kualifikohej në finale.
Ndërkaq, Shqipëria sivjet është përfaqësuar nga Albina dhe familja Kelmendi me “Duje”.
Ata arritën në vendin e 22-të në finalen e Eurovision-it, duke grumbulluar vetëm 76 pikë.