image Reagon Petkoviq: Prishtina të mos spekulojë për ngjarjet në Veri

Rajon

Reagon Petkoviq: Prishtina të mos spekulojë për ngjarjet në Veri

news image

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pasi u fajësuan për sulmin e policëve në veri, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai u bëri thirrje “të gjithë aktorëve në Prishtinë që të përmbahen nga spekulimet e papërgjegjshme dhe jo të besueshme për ngjarjet në Zubin Potok”.

Petkoviq shtoi se deklaratat e tilla të krerëve kosovarë “mund të rrezikojnë stabilitetin në terren”.

“Sulmet e orkestruara ndaj serbëve dhe Beogradit zyrtar para përfundimit të hetimeve vënë në pikëpyetje motivin e këtyre ngjarjeve. Beogradi zyrtar është i vendosur në mënyrë të palëkundur për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë sepse serbët nga Kosova e dinë më së miri vlerën e paqes”, ka shkruar ai në Twitter.

/GazetaSinjali/