Sonte kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka sulmuar edhe PDK-në lidhur me zhvillimet aktuale politike, shkruan Gazeta Sinjali.
Haradinaj tha se e ka nxjerrë PDK-në nga opozita, ndonëse sipas tij, është sharë nga qytetarët e Kosovës për këtë çështje.
“Këta që po thonë Ramushi le të na kthej borxhin, i kam nxjerrë nga opozita. Më ka sharë një Kosovë që jam bërë me hajnat e “Prontos”. I kam nxjerrë nga opozita dhe i kam pru në pushtet. Kur i kam pru në pushtet janë munduar çdo ditë të më rrëzojnë pasi që kam ngulur këmbë për njëfarë takse. Janë njerëzit e njëjtë që e kanë themeluar Gjykatën Speciale”, tha ai.
E për këtë, ka reaguar zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, i cili përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me deklaratën e ish-kryeministrit, duke i thënë këtij të fundit engjëll.
Postimi i plotë i Bytyçit:
Sa here qe flet Ramush Haradinaj, banori i lagjes marigona, i vetquajtur edhe si engjulli i luftes, per HAJNI, KORRUPSION, QEVERISJE TE MIRE edhe per MENAXHIM PUBLIK.
I tere populli i Kosoves reagon si me poshte:
HAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA
Po ku je nisur moj engjullushe!?