Partia Demokratike e Kosovës thotë se ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo tradhtoi votën e elektoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente.
“PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj”, njofton PDK-ja. /Gazeta Sinjali/