Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka demantuar lajmin se PDK-ja po bëhet gati të hyjë në koalicion qeverisës, shkruan Gazeta Sinjali.
Bytyçi tha se ky subjekt politik do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë dhe se përfshirja në koalicionin qeverisës nuk është trajtuar asnjëherë.
“Për një kohë të gjatë, disa media dhe analistë po e mashtrojnë opinion se kinse ka një marrëveshje për hyrjen e PDK-së në Qeveri. Janë përmendur emra e konfiguracione politike. Por, të gjitha këto, janë të pavërteta. Partia Demokratike e Kosovës deri më tani asnjëherë nuk e ka shqyrtuar e as trajtuar këtë temë. PDK është në opozitë dhe do të vazhdojë të qëndrojë si e tillë!”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/