image Reagon Oda e Mjekëve për sulmin ndaj mjekut në Deçan

Shëndetësi

Reagon Oda e Mjekëve për sulmin ndaj mjekut në Deçan

news image

Gjatë ditës së premte është sulmuar një mjek në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku si pasojë e sulmit, mjeku ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq personi i dyshuar për këtë sulm është arrestuar.

Në lidhje me këtë ka reaguar Oda e Mjekëve të Kosovës ku ka shprehur shqetësim të thellë për këtë sulm ndaj mjekut në vendin e tij të punës.

Oda e Mjekëve thotë se gjatë këtij viti janë shënuar dhjetëra sulme fizike ndaj mjekëve në vendet e tyre të punës.

“Shqetësues mbetet fakti që institucionet përgjegjëse, sidomos ato menaxheriale dhe ato të ndjekjes penale, me pasivitetin e tyre janë duke amnistuar këtë fenomen që tanimë janë bërë fenomen ditor”, thuhet në komunikatë.

Oda e Mjekëve shpreh shqetësim se deri më tani nuk janë marrë veprime konkrete nga institucionet për të garantuar sigurinë e mjekëve në vendin e punës.

Këto raste duhet të trajtohen me prioritet”, thuhet ndër të tjera në reagimin e lëshuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës. /GazetaSinjali/