image Reagon Oda e Avokatëve të Kosovës, thonë se po bëhen përpjekje që t’i prezantojnë si të mbyllur për publikun

Drejtësi

Reagon Oda e Avokatëve të Kosovës, thonë se po bëhen përpjekje që t’i prezantojnë si të mbyllur për publikun

news image

Oda e Avokatëve të Kosovës ka bërë një reagim në lidhje me një emision të transmetuar së fundmi.

Kjo Odë ka thënë se në emisionin “Tempus” të transmetuar në KTV është bërë përpjekje që Oda e Avokatëve të Kosovës të prezantohet si jo transparente dhe e mbyllur për publikun.

Përmes këtij reagimi, Oda e Avokatëve ka thënë se deri më tani iu janë përgjigjur pozitivisht të gjitha kërkesave që iu janë bërë nga IKD dhe Betimi për Drejtësi.

Reagimi i plotë:

Reagim i Odës së Avokatëve të Kosovës, lidhur me emisionin “Tempus” të transmetuar në KTV me datë 08.03.2022!

Me datë 08.03.2022, emisioni “Tempus” i prodhuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe Betimi për Drejtësi, ka pasur si temë diskutimi “Sfidat për Transparencë dhe mbrojtje të privatësisë”, e ku cak i sulmit ka qenë Oda e Avokatëve të Kosovës dhe ku është bërë përpjekje që Oda e Avokatëve të Kosovës, indirekt të prezantohet si jo transparente dhe e mbyllur për publikun.

Për hir të informimit të drejtë, të anëtarësisë së OAK-së dhe veçanërisht opinionit publik, e shohim të domosdoshme të sqarojmë se IKD dhe Betimi për Drejtësi, për Odën e Avokatëve të Kosovës, ka pasur dhjetëra kërkesa, të cilave Oda, ju ka përgjigjur pozitivisht duke publikuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga ta, pa asnjë përjashtim.

Kontesti me Agjencinë, ka lindur në momentin që IKD dhe Betimi për Drejtësi, kanë kërkuar procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit Drejtues të OAK-së, i cili si organ kolegjial bazuar në Ligjin e Procedurës së Përgjithshme Administrative neni 39 paragrafi 2 mban mbledhje të mbyllura: citat: Mbledhjet e organit kolegjial janë të mbyllura, përveç kur parashikohet ndryshe nga legjislacioni në fuqi. Fund i citatit.

Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka qenë e informuar në vazhdimësi për përgjigjet që ne i’u kemi dhënë organizatave jo qeveritare IKD-së dhe Betimi për Drejtësi, pasi që OAK duke qenë e kujdesshme që të zbatoj edhe Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, në vazhdimësi është konsultuar me Agjencinë dhe për këtë mund të publikojmë prova konkrete.

Është e vërtet se Agjencioni për Informim dhe Privatësi, për herë të parë ka shqiptuar Gjobë ndaj Odës së Avokatëve të Kosovës, duke interpretuar dispozitën në atë formë që mbledhjet e organit kolegjial janë të mbyllura vetëm për prezencë fizike, deri sa diskutimet duhet të publikohen me çka Oda e Avokatëve të Kosovës, duke konsideruar se Agjencia po krijon/plotëson, normën e qartë juridike, ka parashtruar Padi dhe kontesti ka shkuar ne Gjykatë.

Oda e Avokatëve të Kosovës, ka pasur bashkëpunim të ngushtë me IKD dhe Betimi për Drejtësi, përfshirë edhe Memorandum bashkëpunimi dhe është i njohuri fakti se sa transparente ka qenë OAK në fushë veprimtarinë e saj, në raport me publikun. Andaj, kjo nuk i jap të drejtë televisionit Kohavision dhe emisionit “Tempus”, që ta paraqes Odën e Avokatëve të Kosovës, si jo transparente vetëm se bazuar në ligj nuk i është përgjigjur pozitivisht një kërkese të vetme, për të cilën ne kemi iniciuar konflikt Administrativ, pasi që jemi të sigurt se OAK, me rastin e refuzimit të kërkesës për pajisje me procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit Drejtues është në harmoni me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative dhe vendimin e Këshillit Drejtues.

OAK, mbetet e përkushtuar për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie brenda dispozitave ligjore në fuqi.

/GazetaSinjali/