Lista Serbe ka reaguar pas deklaratave të politikanes serbe, Rada Trajkoviq se Serbia ka pranuar pavarësinë e Republikës së Kosovës të premten në Mynih kur ka pranuar të nënshkruajë dy marrëveshjet për hekurudhë dhe autostradë.
Sipas kësaj partie, po shihet hapur që Trajkoviq tashmë është e gatshme ta luaj zëdhënësen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Nuk u desh shumë kohë që Rada të konfirmonte parashikimet tona se ajo po i bënte deklarata të tilla që Kurti ta marrë atë si zëdhënëse”, thuhet në reagim.
Partia që drejtohet nga Goran Rakiq thonë se Rada do ta ketë mundësinë që ta presë bashkë me Kurtin 17 shkurtin./Gazeta Sinjali/