image Reagon Kurti pas kërcënimeve të djeshme

Politikë

Reagon Kurti pas kërcënimeve të djeshme

news image

Është raportuar se mbrëmë kryeministri i vendit, Albin Kurti është kërcënuar dhe si masë e kujdesit, shtëpia e tij është rrethuar nga njësitet policore, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot në një konferencë për media, Kurti ka folur edhe për këtë çështje.

Kurti është shprehur se nuk ndihet i rrezikuar por që organet e rendit kanë marrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje.

Së pari unë nuk ndjehem i rrezikuar por janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Përndryshe unë as dje dhe as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, ka thënë ai.

Ndërkaq për kërcënimet ndaj Kurtit, mbrëmë është konfirmuar edhe nga zyra e tij dhe si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. /GazetaSinjali/