image Reagon Isa Mustafa, mbron Vjosa Osmanin nga fushata kundër saj, thumbon PDK-në

Kosovë

Reagon Isa Mustafa, mbron Vjosa Osmanin nga fushata kundër saj, thumbon PDK-në

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar për fushatën kundër kandidates së kësaj partie për kryeminsitre, Vjosa Osmani.

Përmes një statusi në porfilin e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se këto fushata janë të ulta dhe se gara duhet të jetë fer, demokratike dhe e argumentuar.

Statusi i plotë i Mustafës:

Ka filluar keq!

Mos veproni me mjete te ulëta, e mos u shërbeni me gënjeshtra e montime kundër znj. Vjosa Osmani, kandidate për Kryeministre nga LDK.

Nëse keni kurajo, garoni me mjete demokratike, mos shpenzoni para për ekspertë e prodhues të gënjeshtrave nga vendet e tjera.

Gara jonë duhet të jetë garë fer, demokratike, e argumentuar dhe jo fushate e militantëve që shpërndajnë akuza e gënjeshtra të rrezikshme për kandidaten tonë dhe të dëmshme për vendin.

Nuk e luftojnë korrupsionin ata që shpërndajnë lajme korruptive; nuk e luftojnë korrupsionin ata që kanë para të vjedhura për të paguar ekspertë të gënjeshtrave.

Nuk e luftojnë korrupsionin ata që ushtrojnë ndikim te organet e drejtësisë për të hapur procese gjyqësore për njerëzit e kundërshtarëve politik në kohën kur fillon procesi zgjedhor. Këtë e bën vetëm shteti i kapur dhe kapësit e shtetit. Por, çdonjërit do ti vjen koha dhe momenti të japë përgjegjësi. IM