Njoftim/
Reagon IKSHPK: Fluks i shtuar i qytetarëve sot, kjo është sjellje e rrezikshme
Sinjali.com
04 Maj 2020 13:00
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka reaguar përmes një njoftimi në Facebook, se sot është shtuar lëvizja e qytetarëve në të gjithë Kosovën, e sipas institutit, kjo është e rrëzikshme.
IKSHPK-ja thotë se lehtësimi i masave nga data e sotme, nuk do të thotë që nuk duhet të zbatohen rekomandimet sepse akoma ka rrezik përhapja e virusit Covid 19./ Gazeta Sinjali/