image Reagon IKSHKP: Ditët e fundit janë regjistruar shumë raste fatale

Shëndetësi

Reagon IKSHKP: Ditët e fundit janë regjistruar shumë raste fatale

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një reagimi në Facebook, u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë masat e vendosura nga qeveria.

IKSHPK-ja ka shkruar se në ditët e fundit janë regjistruar shumë raste fatale, kryesisht tek të moshuarit dhe tek të sëmurët kronik.

“Ditët e fundit janë regjistruar shumë raste fatale pjesa më e madhe e të moshuarëve dhe personave me sëmundje kronike. Ju lutemi për kujdes të shtuar për të gjithë sidomos për të moshuarit dhe sëmurët kronik deri në shuarjen e plotë të COVID-19”, shkruan IKSHPK.

IKSHPK-ja ka kërkuar që qytetarët të vendosin maskat dhe të respektojnë distancë sociale./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2879800348814617