image Reagon Grenelli pas formimit të Qeverisë Hoti: Mezi pres të rifillojë dialogun me Serbinë

Politikë

Reagon Grenelli pas formimit të Qeverisë Hoti: Mezi pres të rifillojë dialogun me Serbinë

news image

Ka reaguar i dërguari i posaçëm amerikan në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell pas formimit të Qeverisë Hoti, i cili e ka mirëpritur votimin e qeverisë së re.

Në një komunikatë nisur për media nga zyra e Grenell, thonë se i dërguari amerikan në dialog mezi pret rifillimin e bisedimeve me Serbinë.

“E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, thuhet në deklaratën e Grenell.

Me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë zgjedhur qeverinë e re me Avdullah Hotin kryeministër.

/Gazeta Sinjali/