image Vrasja e dyfishtë në Pejë, reagon Gazmend Muhaxheri

Sociale

Vrasja e dyfishtë në Pejë, reagon Gazmend Muhaxheri

news image

Pas vrasjes tragjike që ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në Pejë, ku të vrarë mbetën dy persona dhe një tjetër i plagosur ka reaguar kryetari i komunës së Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas kësaj ngjarje tragjike, ka reaguar kryetari i tanishëm i komunës së Pejës përmes një postimi në Facebook, ku u shpreh i tronditur për vrasjen e dyfishtë.

Sinjali ka mësuar që të vrarët janë kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj, dhe i plagosur dyshohet se ka mbetur vëllau i Astrit Ademaj.

Postimi i plotë:

Jam shumë i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë, me ç’rast u vrit dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga rradhët e PDK-së, Astrit Ademaj. Shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e dy jetëve të reja“, ka shkruar Muhaxheri. /GazetaSinjali/