image Reagon Ganimete Musliu pas bastisjeve: Ndali provokimet dhe poshtërimet EULEX

Kosovë

Reagon Ganimete Musliu pas bastisjeve: Ndali provokimet dhe poshtërimet EULEX

news image

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj EULEX-it pas bastisjeve që po i bëjnë në shtëpinë e ish-presidentit, Hashim Thaçit e ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, njofton Gazeta Sinjali.

Musliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se provokimet e EULEX-it po vazhdojnë edhe sot dhe sipas saj, sot më shumë se kurrë duhet maturi, kujdes dhe unitet.

“Stuhitë na kanë bërë më të fortë dhe kurr s’na kanë poshtruar e ligështuar! Ndali provokimet dhe poshtrimet EULEX sepse historine e popullit tonë martir nuk mund ta ndryshosh”, ka shkruar ajo. /Gazeta Sinjali/