Anëtari i PSD’së, Frashër Krasniqi ka reaguar pas vendimit të prokurorisë për ta dërguar në paraburgim kreun e PSD’së, Dardan Molliqaj.
Krasniqi përmes një shkrimi Facebook ka thënë se aktivistët e PSD’së janë rrahur brutalisht për një aksion paqësor.
Ai ka shkruar se “Kushdo që guxon me i kritiku, arrestohet brutalisht e burgoset. Ky pra është kombinimi i rrezikshëm i autoritarizmit me oligarkinë e pabarazinë”
Shkrimi i tij i plotë:
DHUNË, NË MBROJTJE TË MONOPOLEVE
Pas dhunës së kryepolicit Xhelal Sveçla, prokuroria vendosë në paraburgim kryetarin e PSD-së Dardan Molliqaj.
Kur ju doli afera e keqpërdorimit, tentuan të mbrohen duke gënjyer. Kur gënjeshtra u doli shpejt, dhunës i erdhi radha. Aktivistët u arrestuan brutalisht, për një aksion politik krejtësisht paqësor.
Paralajmërim më të qartë nuk ka. Veç kush s’don me pa e me kuptu:
Paratë do t’ia marrin shumicës (sundim i ligjit e formalitet), për t’ia dhënë pakicës (monopole e përqendrim i pasurisë). Kushdo që guxon me i kritiku, arrestohet brutalisht e burgoset.
Ky pra është kombinimi i rrezikshëm i autoritarizmit me oligarkinë e pabarazinë.
#LiriPërDardanin