Florent Ukaj, djali i ish-deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj, ka reaguar për herë të parë pas lajmit për arrestimin e tij gjatë ditës së djeshme.
Përmes rrjetit Facebook, Ukaj ka shkruar se si drejtor i klubit KF Pirana, pas përfundimit të ndeshjes së djeshme, duke e festuar fitoren kishte ndërhyrë në një tollovi që ishte krijuar mes tifozëve dhe pjesëmarrësve.
Për më tepër sipas Ukajt, ai as nuk është përleshur e as nuk ka pasur kontakt fizik me ndonjë person dhe për më tepër kishte tentuar që të ulte tensionet e krijuara dhe të evitohej përleshja fizike.
Siguri