Basketbollisti i njohur kosovar, Edmond Azemi ka reaguar pas shumë raportimesh se ai i është bashkuar Vetëvendosjes, shkruan Sinjali Sport.
Këto raportime erdhën pasi që lideri i kësaj partie publikoi disa fotografi së bashku me Azemin.
Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar vetë Azemi, i cili ka thënë se jeta e tij është sporti.
“Jeta ime është sporti. Kurr nuk e kam përzi me politikën. Unë kam shokë në të gjitha partitë politike. Unë i vizitoj të gjithë por nuk jam në asnjë parti”, ka thënë Azemi./Sporti në Sinjali/