image Reagon edhe Qipro: Përleshja në veri u shkaktua nga tentimi i Prishtinës për të hyrë me forcë në komuna

Politikë

Reagon edhe Qipro: Përleshja në veri u shkaktua nga tentimi i Prishtinës për të hyrë me forcë në komuna

news image

Ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Qipros pas ngjarjeve të ndodhura gjatë ditës së djeshme në veri të vendit, e cila tha se këto ngjarje janë një burim për shqetësim të madh.

Në shkrimin e tyre të publikuar në faqen zyrtare në Twitter, Qipro ka thënë se ka pasur “përleshje mes policisë dhe serbëve në veri të Kosovës”.

Krejt këto, sipas tyre janë shkaktuar për shkak të “tentimeve të Prishtinës për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave”.

“Përplasjet ndërmjet policisë dhe serbëve etnikë në veri të Kosovës, të shkaktuara nga përpjekjet e Prishtinës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale, janë një burim shqetësimi të madh.” – thuhet në reagimin e tyre.

/GazetaSinjali/