Ish- deputetja e Vetëvendosjes dhe së fundi e Partisë Socialdemokrate, Aida Dërguti përmes një postimi në rrjetin e saj social në Facebook ka ironizuar me informacionin e rremë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Xhamajkës.
“Ani de, nuk u bë nami që nuk po na njihka Xhamaika”, ka shkruar Dërguti.
Ajo gjithashtu ka përmendur edhe këngëtarin nga Xhamajka, Bob Marley, që sipas saj vendi ynë e njeh Kosovën nga Bob Marley ndërsa ka harruar se shteti i Xhamajkës është një nga shtetet me atletët më të shpejtë në botë. Ndër atletët e famshëm nga Xhamajka është edhe Usain Bolt.
Dërguti përmes postimit ironizues ka përmendur Dua Lipën, Rita Orën, ku sipas saj Kosova është kjo, e për më shumë ka kërkur që Xhamajka të mos pyesin./ Gazeta Sinjali/