image Aida Dërguti kërkon dorëheqjen e Arben Vitisë - Sinjali

Aida Dërguti kërkon dorëheqjen e Arben Vitisë

news image

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka kërkuar që Arben Vitia të japë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë kërkesë të saj ajo e ka bërë përmes një postimi në Facebook, në të cilin ka shkruar titullin e librit të autorit Kiço Blushi, “Beni ecën vetë”.

Në postimin e saj, dy shkronjat e para të fjalës “ecën”, Dërguti i ka shkruar me shkronjë të madhe, për të theksuar foljen “EC”, përmes të cilës i kërkon figurativisht Vitisë që të largohet nga posti i ministrit.

“Beni ECën vetë”, shkroi ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin