image Ish-bashkëpartiakja e thumbon Kurtin me poezi të Fan Nolit: Dje shante e sot lëvdon

Kosovë

Ish-bashkëpartiakja e thumbon Kurtin me poezi të Fan Nolit: Dje shante e sot lëvdon

news image

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Aida Dërguti, e ka thumbuar kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, duke ia kushtuar një poezi të Fan S. Nolit, shkruan Gazeta Sinjali.

Dërguti përmes një postimi në Facebook ka thënë për ish-kryeministrin Kurti, se deri dje ofendonte e sot po jep lëvdata, pasi ky i fundit sot në një prononcim për media tha se ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, që janë të akuzuarit e Gjykatës Speciale, shteti duhet të iu organizojë një mbrojtje.

Sipas Kurtit, UÇK-ja nuk është organizatë kriminale dhe të akuzuarit në Hagë nuk kanë kryer krime lufte.

Për këtë deklaratë të tij, sipas Dërgutit, Albin Kurti ka ndërruar fjalët e tij, pasi vitin e kaluar për Thaçin kishte thënë se duhet të shkojë në Hagë.

“Dhe Feridi faqe ndron, Die shante, sot lëvdon, Fryn bulçit’ e trumbeton, Që Katrani zbardhëllon”, ka shkruar ajo. /Gazeta Sinjali/