Deputetja Duda Balje ka reaguar pas deklaratave që janë bërë nga ZRrE-ja, të cilët kanë pranuar se komunat në veri të Mitrovicës nuk do të jenë të përfshira në rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.
Balje në formë ironie i ka kërkuar ZRrE-së që të mos ketë çmime të rritura as për boshnjakët.
“ZRRE- A ka mundësi edhe për ne boshnjakët të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, ne nuk e kemi komunën tonë, por nuk ka lidhje! Thjesht po pyes! Nëse mundet për ata hajde pak për ne!”, ka shkruar Balje. /GazetaSinjali/