image Reagon drejtori i OBSH-së pas vrasjeve të civilëve dhe punëtorëve nga sulmet në qendrat mjekësore në Ukrainë

Botë

Reagon drejtori i OBSH-së pas vrasjeve të civilëve dhe punëtorëve nga sulmet në qendrat mjekësore në Ukrainë

news image

Pas vrasjes së civilëve dhe punëtorëve nga sulmet ruse në qendrat mjekësore në Ukrainë, ka reaguar drejtori i OBSH-së.

Shefi i OBSh-së ka thënë se kjo organizatë ka konfirmuar disa sulme në qendrat e kujdesit shëndetësor në Ukrainë, të cilat rezultuan në vdekje dhe lëndime të shumta, transmeton Gazeta Sinjali.

Tedros Adhanom Ghebreyesus gjithshtu tha se raportet shtesë janë duke u hetuar, dhe se “sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor ose punëtorëve shkelin neutralitetin mjekësor dhe janë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar”.

/Gazeta Sinjali/