Enkeleda Kapedanit, kryetarja e Gjykatës të Elbasanit, gjatë ditës së djeshme ishte emri më i diskutuar në media, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo për shkak se në rrjetet sociale qarkulluan disa video të saj, të cilat ajo vetë i kishte publikuar në TikTok dhe i kishte realizuar gjatë orarit të punës.
Pjesën më të madhe të videove ajo i kishte realizuar në ambientet e gjykatës, duke u përpjekur që të nxirrte në pah dhe jetën e saj luksoze me veshje të markave më të shtrenjta.
Ndërkohë në njërën prej videove, Enkeleda Kapedani, shfaqet duke dëgjuar këngën “Maffia” të reperit të njohur Don Xhoni.
Si për ironi, një person që duhet të gjykojë mbi bandat mafioze dëgjon një këngë të tillë, ndaj kjo video është bërë virale kudo.
Kështu, pas gjithë këtyre lajmeve ka reaguar edhe Don Xhoni.
Ai ka publikuar një video të gjyqtares Kapedani, shoqëruar me një emoji që mendohet.
Më pas reperi ka publikuar një video të tij dhe përkrah saj ka shkruar: “Gjej dikë më të fuqishëm se unë… po pres”. /Gazeta Sinjali/