Burri i presidentes Osmani, Prindon Sadriu, zgjodhi që sonte të sulmojë mediat në një formë agresive, duke i quajtur ato “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.
Pas publikimit të shpenzimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku është e përfshirë edhe presidentja Vjosa Osmani me shpenzime prej mijëra eurove për karburante, ka reaguar burri i saj, Prindon Sadriu.
Sadriu përmes një shkrimi ka akuzuar edhe gazetarët, duke thënë se nuk lënë asgjë publike pa keqpërdorur.
Po ashtu, Sadriu ka thënë se janë duke u bërë veprime në mënyrë që të njolloset puna e presidentes.
Postimi i plotë:
PRONTO SHEF, A PO I QEPOJMË EDHE SONTE
Kur perfaqesuesit e Ndermarrjeve te Perbashketa kriminale, ‘gazetaret’ e parapolitikes, e persona të perfshirë ne reket e ne keqperdorime milioneshe, moralizojne. Jane keta moralizues e shpifes te cilet paguanin nje natë akomodim me Nju Jork $1.200 ne Hotel Interconntinental Manhattan, e mengjesin e paguanin $50 per person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijera dollare). Bileta avioni First Class e rralle here Business Class. Per Economy as qe flitej. Ju nuk keni lene gje publike pa keqperdore.
Dhjetera miliona euro keqperdorime te qytetareve permes te cilave keni blere televizione, portale e paguani ‘qepues’ per t’u munduar ta njollosni punen e ndershme te Presidentes. Per juve shteti eshte vetem mjet per mbrojtjen e interesave biznesore e kriminale. Kaq!