Për arrestimin e kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt ka reaguar edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Pacolli ka thënë se arrestime të tilla nuk shihen në demokraci.
Postimi i plotë:
Arrestimi sonte i Dardan Molliqajt është i padrejtë dhe i panevojshëm për shtetin demokratik që kemi ndërtuar deri tash. Arrestime të tilla nuk shihen në demokraci. Ky është lajm i keq për demokracinë kosovare. Solidarizohem gjithmonë me policinë e Kosovës por jo edhe me politizimin e saj. Une jam i bindur se po të kishte ftesë Molliqaj vet do të lajmërohej aty ku do të ftohej.